Nga Beqir SINA – New York
Miller në krye, Irani në shënjestër dhe Izraeli pa ndihmë – sinjal i qartë i vazhdimësisë. Vala blu dha pushtet, por hapi betejën e vërtetë për trashëgiminë e presidencës. Emërimi i Stephen Miller si shef stafi, retorika e ashpër ndaj Iranit dhe ndërprerja e ndihmës ushtarake për Izraelin, tregojnë se presidenca nuk po reflekton pas humbjes së 2026-ës, por po forcon linjën e saj me bazën republikane.
Ndërkohë, demokratët hyjnë në luftë të brendshme mes tre klaneve me pretendentë të qartë, republikantët po përballen me dilemën mes bazës MAGA dhe kandidatëve me apel më të gjerë.
Dy vjet pas cunamit të kuq të 2024-ës, që e ktheu Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë me shumicë të ngushtë në Kongres, (+7) zgjedhjet e mesit të mandatit 2026 sollën një valë blu të fuqishme(+25).
Demokratët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, duke fituar vende edhe në territoret tradicionale republikane.
Humbja u lexua si dënim i qartë ndaj administratës, dhe si “goditje” kundrejt Trump për ekonominë, konfliktin me Iranin dhe politikat e brendshme.
Në këtë kontekst, emërimi i Stephen Miller si shef i stafit, në vend të Susie Wiles, ngriti pyetjen thelbësore: a është ky një reflektim i vërtetë pas humbjes, apo një përforcim i të njëjtit kurs?
Miller, arkitekti i politikave të ashpra të imigracionit, mbetet një nga njerëzit më të besuar të Trumpit. Zgjedhja e tij, pak ditë pas dështimit elektoral, tregon më shumë vazhdimësi se sa ndryshim.
Trump nuk u tërhoq, përkundrazi, vendosi një figurë që simbolizon linjën e fortë të MAGA-s, duke sinjalizuar se do të përballet me shumicën demokrate pa asnjë kompromis.
Ndërkohë që deklaratat e Trump mbi Iranin dhe Izraelin theksojnë të njëjtën qasje.
Ai tha se Irani është “kryesisht i shkatërruar” dhe se do të duhen 25 vjet për t’u rindërtuar. “Preferoj të mos shkatërroj pjesën tjetër të vendit, nëse është e mundur, por ndoshta do të duhet. Do ta dini shpejt,se çfar do të bëjm” deklaroi ai veçse dy ditë pas valës blu.
Kjo retorikë, e shprehur menjëherë pas humbjes, tregon se presidenca nuk po moderon qëndrimin ndaj Teheranit.
Paralelisht, Trump njoftoi se ndihma ushtarake vjetore prej rreth 4 miliardë dollarësh për Izraelin, do të ndalet deri në fund të 2026-ës, duke pretenduar se kishte arritur një marrëveshje me Netanyahun dhe se Izraeli “nuk e ka më nevojë”.
Deklarata, e bërë në ditën e zgjedhjeve, u interpretua më tëper si lëvizje politike, për të hequr një argument kritikë nga demokratët, por ajo tronditi edhe aleatët izraelitë.
Këto lëvizje nuk duken si reflektim i thellë. Ato tregojnë një president që, në vend se të kthejë drejtimin, përforcon linjën e tij karakteristike, vendosmëri, retorikë e fortë dhe llogaritje politike.
Vala blu e 2026-ës e ka kufizuar fuqinë legjislative, në të dy dhomat, por jo stilin e qeverisjes. Dhe, ajo për të cilën ata votuan “ekonomia dhe inflacioni” jan përsëri edhe pse tani me “të dy duart të lidhuara” të Presidentit.
Dy anët e valës blu për republikantët:
Për republikantët, kjo qasje ka dy faqe për 2028-ën. Nga njëra anë, ajo forcon bazën saj te MAGA dhe sinjalizon se partia nuk dorëzohet. Dhe, se figura si zëvendëspresidenti JD Vance, Vivek Ramaswamy dhe Kristi Noem mund të përfitojnë nga energjia e bazës meqense janë pjesë keyesore e kësaj administrate.
Nga ana tjetër, te repubikanët ajo i vështirëson zgjedhjen atyre për të zgjedhur një kandidati me apel më të gjerë.
Humbja e thellë e 2026-ës tregoi se qasja e ashpër kushtoi më vende edhe në territorë të kuqe, si Texasi, NC dhe SC.
Nëse partia republikane vazhdon me të njëjtën stil, rrezikon të mbetet e izoluar nga votuesit e moderuar dhe të rinjt nga këto shtete që nuk dihet se nga do të votojn në 2028.
Në këtë hapësirë, emrat që qarkullojnë më shumë për republikanët janë: JD Vance si vazhdues i natyrshëm i linjës Trump, Ron DeSantis, që ruan bazën e fortë të tyre,por kërkon të zgjerojë atë që quhet apel, Marco Rubio, me profil më institucional dhe përvojë në Senat, si dhe emrat “outside” Nikki Haley, që përfaqëson krahun më të moderuar dhe të hapur ndaj votuesve të pavarur, dhe Chris Christie, i cili mbetet kritik i ashpër i stilit Trump dhe mund të luajë rol si zë i opozitës së brendshme republikane.
S.d.q në këtë shikim suksesi do të bëhet më i komplikuar thonë analistët se kush do të përfaqësojë një parti që sapo ka humbur shumicën dhe që duket e papërgatitur për kompromis?
Tri klanet demokrate dhe pretendentët e 2028-ës
Vala blu u dha demokratëve kontrollin e Kongresit, por njëkohësisht hapi një betejë të brendshme që ka kohë përta në trashëgiminë e 2028-ës.
Tri grupe kryesore që tashmë nuk është më konsiparacion ose secret, të dihen, sepse ato janë vënë në lëvizje, thonë analizat bipartizane dhe të pavarura.
E majta progresive, e lidhur me rrethin e Obamës dhe figurën e Alexandria Ocasio-Cortez, e sheh fitoren si mandat për një kthesë më të thellë, me sy nga 2028-ta.
Për këtë ata kërkojnë kufizime të forta ndaj ndihmës për Izraelin, rritje të taksave mbi korporatat, reforma radikale në shëndetësi dhe imigracion më të hapur.
Përparësia e tyre është energjia e të rinjve e atyre qé u dhanë fitoren “dembelve” amerikan siç i quan shtypi dhe e minoriteteve, imigrantve që shkojn sa andej e këndej me shpres për statusin e tyre.
Dobësia e republikanve për demokratët tani mbetet vështirësia për të bindur votuesit e qendres dhe të shteteve të kuqe. Përveç AOC, emra si Ro Khanna mbeten pika referimi ideologjike në këtë parti.
Qendra e majtë, e përfaqësuar nga Kamala Harris dhe Gavin Newsom, luan kartën e pragmatizmit. Ata pretendojnë se fitorja erdhi nga zemërimin ndaj Trumpit dhe jo nga radikalizmi. Strategjia e tyre është të qeverisin me kujdes, të shmangin skandale dhe të ndërtojnë një profil të gjerë.
Harris ka përparësinë e përvojës si ish-zëvendëspresidentes, Newsom atë të qeverisjes së Kalifornisë. Por të dy janë të ekspozuara, nuk sjellin diçka të re , Harris nga dështimi i 2024-ës, Newsom nga kritikat për politikat e Kalifornisë.
Emra të tjerë që lëvizin fort në këtë hapësirë janë Gretchen Whitmer, Josh Shapiro dhe Pete Buttigieg.
Kurse, dinastia Klinton, edhe pse duket më e dobët se kur në partinë demokrate( ngaqë u mungon energjia dhe duken te “lodhur” shumë) , mbetet e fort te një rrjet i fuqishëm donatorësh, këshilltarësh dhe ndikimi mediatic, përfshirë dy fondacionet ndërkombëtare, ai Clinton Foundation dhe, atë të Shoqërisë së Hapur – të familjes Soros(Gorge Soros dhe Alexander Sorors & Huma Abedin) .
Në këtë valë blu u pa se dinastia Klinton e gjendur e “pafuqishme” të ruaj forcën që kan pasur te demokratët tani synon të luajë rolin e arbitrit në parti dhe të përkrahin një kandidat “të sigurt”.
Ngase, problemi i saj është mungesa e energjisë së re dhe imazhi i një elite të vjetëruar që shumë votues e shohin si të shkëputur nga realiteti, duke pasë parasyshë sesi fituan tre kanditët e tyre në zona të nxehta.
Tensionet mes këtyre tre grupeve do të shpërthejnë në fillim të legjistatures se re Kongresi i 120-të i Shteteve të Bashkuara, që shtron strasen në secilën parti për primaret e 2028-ës.
E majta do të kërkojë pastërti ideologjike, qendra do të kërkojë të shfrytëzojë fitoren, ndërsa Klintonët do të kërkojnë kontrollin e partisë që të mos u ik nga “duart”, tani pas 3 dekadave.
Vala blu u dha fuqi të përbashkët tani, por suksesi ose dështimi i tyre në Kongres i 120-të i Shteteve të Bashkuara do të vendosë se cili klan do të mbizotërojë.
Për republikanët nëse qeverisja sjell rezultate, qendra e tyre ka avantazhe. Nëse jo, e majta “glabiliste liberale” e udhëhequr tani nga AOC&Obama do të kërkojë më shumë llogari, dhe të fitoj terren për 2028.
Në dy vitet e mbetura, konflikti me Kongresin demokrat dhe tensionet ndërkombëtare do të tregojnë nëse qasja e Trumpit, është fortësi apo ngurtësi që i kushton edhe më shumë.
Vala blu vertetvu dha demokratëve fuqi, por edhe përgjegjësi. Kush do ta pretendojë trashëgiminë e saj, do të varet nga aftësia për të kaluar nga fitorja në qeverisje reale.
Në fund të fundit, zgjedhjet e 2026-ës nuk shënuan vetëm një ndryshim të balancës së pushtetit në Uashington, por, edhe fillimin e një beteje të re për shpirtin e dy partive kryesore amerikane.
Trump ka zgjedhur të forcojë kursin e tij, duke i lënë republikantët të ndarë mes besnikërisë ndaj bazës MAGA dhe nevojës për të tërhequr votues më të gjerë.
Të shikojm se kush dotë dalë fitues , në të dyja partitë- republikanet e demokratet.
Demokratët, duket se nga ana tjetër, kanë fituar kohë dhe pushtet, por tani duhet të tregojnë se janë të aftë ta shndërrojnë fitoren në qeverisje efektive, për 2028.
Vitet 2027 dhe 2028 do të jenë prova e vërtetë, jo vetëm se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se cili vizion politik, do të mbizotërojë në Amerikën e ardhshme.










