BallinaSportiZvicra konfirmon bojkotin, nuk do të luajë ndaj Rusisë në Botërorin U20

Zvicra konfirmon bojkotin, nuk do të luajë ndaj Rusisë në Botërorin U20

-

Kombëtarja e Zvicrës U20 në hokej nuk do të përballet me Rusinë në Kampionatin Botëror të vitit 2027, i cili do të mbahet në Edmonton të Kanadasë. Vendimi është marrë nga bordi drejtues i Federatës Zvicerane të Hokejit (Swiss Ice Hockey), pas konsultimeve intensive dhe shqyrtimit të kujdesshëm të aspekteve sportive, politike dhe shoqërore.

Pas diskutimeve të shumta, federata zvicerane ka vendosur që, në rrethanat aktuale dhe për shkak të vazhdimit të konfliktit në Ukrainë, përfaqësuesja U20 të mos luajë kundër Rusisë në këtë turne.

Rusia zë vendin e Norvegjisë

Pas vendimit të fundit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS), Federata Ndërkombëtare e Hokejit (IIHF) ka nisur procesin e rikthimit të Rusisë në Kampionatin Botëror U20, i cili fillon më 26 dhjetor 2026 në Edmonton të Kanadasë.

Sipas kalendarit të përshtatur nga IIHF-ja, Rusia do të zërë vendin e Norvegjisë në grupin përkatës të Botërorit. Ndërkohë, Norvegjia do të kalojë në Divizionin I, Grupi A.

Në bazë të këtij ndryshimi, Zvicra ishte paraparë të përballej me Rusinë të dielën, më 27 dhjetor 2026.

Megjithatë, pas shqyrtimit të situatës dhe konsultimeve me palët përkatëse të hokejit zviceran, bordi drejtues i federatës ka vendosur të mos e zhvillojë këtë ndeshje.

Zvicra nuk tërhiqet nga Botërori

Federata zvicerane ka bërë të qartë se ky vendim nuk nënkupton tërheqjen e Zvicrës nga Kampionati Botëror U20 i vitit 2027.

“Ky vendim nuk duhet të interpretohet në asnjë mënyrë si heqje dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror U20 të IIHF-së për vitin 2027. Përfaqësuesja zvicerane U20 mbetet e përkushtuar për pjesëmarrjen në turneun në Edmonton”, thuhet në komunikatën zyrtare të federatës.

Pra, Zvicra do të marrë pjesë normalisht në Botëror, por nuk do të luajë në përballjen e paraparë ndaj Rusisë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Pas humbjes së 2026-ës: Trump forcon bazën, demokratët hyjnë në luftë...

0
Nga Beqir SINA - New York Miller në krye, Irani në shënjestër dhe Izraeli pa ndihmë – sinjal i qartë i vazhdimësisë. Vala blu dha...