POSTIMET E FUNDIT

Lahutisti Shaqir Demaj – “Baci Shaq” me këngë kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së në akademinë përkujtimore të 10 majit në Zvicër

Përgatiti Dashnim Hebibi

Më 10 maj, në kuadër të akademisë përkujtimore që do të mbahet në St. Gallen të Zvicrës, do të jetë i pranishëm edhe lahutisti i mirënjohur shqiptar, Shaqir Demaj – i njohur për publikun si “Baci Shaq”. Ai jeton dhe vepron prej vitesh në Zvicër dhe konsiderohet një emër i dashur për diasporën shqiptare, si dhe një personalitet i njohur në fushën e kulturës dhe traditës.

Screenshot

Baci Shaq është gjithashtu anëtar i ansamblit “Trojet”, me qendër në Winterthur, ku kontribuon në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë muzikore shqiptare. Enkas për këtë akademi përkujtimore, ai ka përgatitur një këngë të veçantë kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, duke sjellë përmes lahutës emocionin, dhimbjen dhe krenarinë që lidhet me sakrificën e tyre. 

Pjesëmarrja e tij pritet t’i japë një dimension të veçantë artistik dhe shpirtëror këtij aktiviteti, duke e bërë edhe më të fuqishëm mesazhin e nderimit dhe kujtesës për dëshmorët e kombit. Ju  mirëpresim! 

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB