Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Berlin, është takuar me ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në NATO.Përmes një postimi, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shkollat dhe kurset e NATO-s.
Postim i plotë:
Në Berlin, pata kënaqësinë të takohem me Ambasadorin Dr. Detlef Wachter, Përfaqësuesin e Përhershëm të Gjermanisë në NATO, me të cilin bashkëbiseduam për thellimin e partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Fokus i veçantë i diskutimit ishte shqyrtimi i mundësive për trajnimin, edukimin dhe zhvillimin profesional të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shkollat dhe kurset e NATO-s.
Gjithashtu, diskutuam për synimin strategjik të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe rëndësinë e mbështetjes së partnerëve tanë në këtë proces.
Gjermania mbetet një partner i rëndësishëm strategjik i Republikës së Kosovës në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe avancimin e integrimit euroatlantik./BS










