POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton në takim krerët e partive

Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ftuar në takim krerët e partive, për të diskutuar çështjen e presidentit. Lajmin për median e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.

“Po, sot në mëngjes, kryeministri Kurti u ka dërguar letër për takim tre kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së” tha Manxhuka.

Ftesën për opozitarët Kurti e kishte paralajmëruar, duke thënë se do ta bëjë porsa KQZ-ja të përmbyllë procesin e numërimit me certifikim të rezultatit zgjedhor të 7 qershorit./BS

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB