BallinaAtdheuKQZ ndryshon vendimin për vendosjen e kabinave të votimit

KQZ ndryshon vendimin për vendosjen e kabinave të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hequr dorë nga ndryshimi i pozicionimit të kabinave të votimit.

Këtë e ka konfirmuar vet KQZ gjatë ditës e njësoj edhe Agjencia për Informim dhe Privatësi. Nga kjo e fundit, thonë se vendimi ishte i nevojshëm ngase i njëjti, shkelte privatësinë e votuesve Është një shembull se si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kishte paraparë të pozicionohen kabinat e votimeve në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Një vendim i tillë nxiti reagime e kritika për shkelje të privatësisë së qytetarëve.

E ndër të parat kritikuese, ishte ajo nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

“Nuk kemi pasur kërkesa zyrtare nga KQZ për Këshillim po kemi pasur sinjalizim pa u lëshuar në detaje rreth mundësisë që persona të tjerë mund të kenë qasje persona të tjerë në vote, kemi konsideruar se shkelet e drejta për fshehjen e votës dhe privatësia. Me autorizimet tona, e kemi pare edhe si shkelje e privatësisë së individit”, ka deklaruar Krenare Sogojeva, Komisionere për Informim dhe Privatësi.

Por gjatë ditës, AIP është njoftuar për ndryshimin e këtij vendimi.

“Sot kemi marrë njoftim nga KQZ ku na kanë njoftuar se është nxjerrë një udhëzues dhe një praktikë e tillë është ndryshuar, është kthyer gjendja siç është vepruar në vitet paraprake”, ka theksuar ajo. Televizioni është interesuar të marrë një përgjigje rreth ndryshimit të këtij vendimi nga ana e KQZ-së por e njëjta përpos se e ka konfirmuar, nuk ka dhënë detaje të reja. Në doracakun e ri të siguruar nga Dukagjini, kabinat e votimit do pozicionohen në këtë mënyrë. Dy kabinat do jenë të drejtuara nga klasa dhe jo nga njëra tjetra, njofton telegrafi.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rrënjë në Medvegjë, degë në Zvicër – Marigona dhe bijat e...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Nga skena e mërgimit te brezi i ri: një rrëfim për dashurinë ndaj gjuhës, traditës dhe atdheut Në mesin e shumë grave shqiptare...