BallinaAtdheuKontributi i FSK-së në Ukrainë

Kontributi i FSK-së në Ukrainë

-

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur sot në takim Gjenerallejtënant Peter K. Scott, Zëvendës Komandant i Komandës së Forcave të Bashkuara në Napoli (DCOM JFCNP).

Gjeneral Jashari e ka informuar Gjeneralin Scott mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në rajon dhe në Republikën e Kosovës, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës.

Po ashtu Gjeneral Jashari e ka njoftuar Gjeneralin Scott për të arriturat e FSK-së në harmoni me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit (PGJT), dhe mbi zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së në fushat funksionale luftarake drejt arritjes së kapaciteteve të plota operacionale, në funksion të përmbushjes së misionit të FSK-së. Sipas njoftimit Gjeneral Jashari ka theksuar edhe kontributin e FSK-së në arenën ndërkombëtare në ruajtjen e paqes dhe sigurisë duke përfshirë dislokimet e FSK-së jashtë vendit.

Në takim u diskutua për mbështetjen e FSK-së për Ukrainën në linjë me objektivat e NATO-së dhe shteteve anëtare.

“Më specifikisht Gjeneral Jashari e informoi Gjeneralin Scott për kontributin e FSK-së në trajnimin e trupave të Ukrainës, për detyrat luftarake në operacionin “INTERFLEX” dhe trajnimin e kontingjenteve të Ukrainës në EOD. Gjeneral Jashari shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimin në mes të FSK-së dhe KFOR-it”, thuhet tutje në njoftim. Gjenerali Scott ka përgëzuar Gjeneral Jasharin për punën dhe angazhimin në ngritjen dhe avansimin profesional të FSK-së, dhe e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe konstruktivitetin për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Republikën e Kosovës. Në fund të takimit të dy gjeneralët janë pajtuar që në të ardhmen të rrisin më tutje bashkëpunimin.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...