BallinaAtdheuKonjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, në fokus forcimi i bashkëpunimit...

Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, në fokus forcimi i bashkëpunimit bilateral

-

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Arnaud Dusaucy.

Gjatë takimit, Konjufca e ka uruar ambasadorin Dusaucy për fillimin e mandatit të tij në Kosovë, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e detyrës diplomatike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në takim është diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, si dhe për mbështetjen që Belgjika ka ofruar ndër vite për Kosovën.

Palët kanë vlerësuar raportet ndërmjet dy vendeve dhe kanë shprehur gatishmërinë për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit politik dhe ekonomik.

Takimi mes Konjufcës dhe ambasadorit të ri belg vjen në kuadër të angazhimeve diplomatike për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëri-INTERPOL, takim i rëndësishëm në Paris për forcimin e bashkëpunimit policor...

0
Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, është takuar në Paris me Presidentin e INTERPOL-it, Lucas Philippe, siç bën të ditur Ambasada shqiptare në...