BallinaDiasporaShqipëri-INTERPOL, takim i rëndësishëm në Paris për forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar

Shqipëri-INTERPOL, takim i rëndësishëm në Paris për forcimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar

-

Ambasadori i Shqipërisë në Francë, Dritan Tola, është takuar në Paris me Presidentin e INTERPOL-it, Lucas Philippe, siç bën të ditur Ambasada shqiptare në Francë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

Gjatë bisedës së tyre, e cila u zhvillua në një atmosferë veçanërisht të përzemërt, Ambasadori Tola ka përgëzuar kreun e INTERPOL-it për dinamikën e re që i ka dhënë Organizatës që nga marrja e detyrës, duke i rikonfirmuar gjithashtu mbështetjen e plotë të Shqipërisë në përmbushjen e misionit të saj.

Angazhimi i Shqipërisë dhe bashkëpunimi rajonal

Shqipëria, e cila është anëtare e INTERPOL-it që prej vitit 1991, mban një bashkëpunim të ngushtë dhe aktiv me këtë rrjet ndërkombëtar. Ky angazhim dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të vendit në fushën e bashkëpunimit policor dhe luftës kundër krimit ndërkufitar.

“Cilësia e këtyre marrëdhënieve u vu në pah edhe gjatë organizimit madhështor në Tiranë, në qershor të vitit 2024, të Konferencës Rajonale Evropiane të INTERPOL-it. Kjo ngjarje mblodhi në kryeqytetin shqiptar rreth 160 drejtues të lartë të shërbimeve policore nga 54 vende të ndryshme për të trajtuar sfidat kyçe të sigurisë dhe luftës kundër krimit të organizuar.”, thuhet në njoftim.

Perspektivat e reja dhe mundësia e një vizite në Shqipëri

Në fokus të takimit të zhvilluar në Paris kanë qenë edhe perspektivat për intensifikimin e mëtejshëm të këtij partneriteti. Në këtë kuadër, palët diskutuan me interes të veçantë mbi mundësinë e realizimit të një vizite të ardhshme në Shqipëri nga ana e Presidentit të INTERPOL-it dhe drejtuesve të tjerë të lartë të Organizatës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Konjufca pret ambasadorin e ri të Belgjikës, në fokus forcimi i...

0
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Mbretërisë së...