BallinaDiasporaKonferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Poloni, Rama pritet nga Tusk, takim...

Konferenca e Rindërtimit të Ukrainës në Poloni, Rama pritet nga Tusk, takim edhe me Von der Leyen

-

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës (Ukraine Recovery Conference – URC 2026), që po zhvillohet më 25–26 qershor në Gdansk, me pjesëmarrjen e liderëve politikë, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të biznesit dhe shoqërisë civile.

Në mbërritje, Kryeministri Rama është pritur nga homologu i tij polak Donald Tusk, ndërsa është zhvilluar edhe ceremonia e “fotos familjare” me liderët pjesëmarrës në konferencë.

Gjatë aktivitetit, Rama ka pasur gjithashtu një përshëndetje me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, në ceremoninë zyrtare të hapjes së konferencës.

Kryeministri shqiptar pritet të mbajë një fjalë përshëndetëse në sesionin e dytë plenar të konferencës. Konferenca për Rindërtimin e Ukrainës konsiderohet platforma kryesore ndërkombëtare për koordinimin e mbështetjes politike, financiare dhe ekonomike ndaj Ukrainës, me fokus në rindërtimin dhe zhvillimin afatgjatë të vendit pas dëmeve të shkaktuara nga lufta.

Punimet e saj fokusohen në sektorët më të prekur, përfshirë energjinë, infrastrukturën kritike, logjistikën, si dhe forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes, si elementë kyç për procesin e rindërtimit të Ukrainës, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump kërkon Nobelin e Paqes: Një ditë para vendimit

0
Uashington – Vetëm një ditë para shpalljes së laureatit të Çmimit Nobel për Paqen 2026, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka rritur deklaratat...