BallinaDiasporaOficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak ndërkombëtar në Britani

Oficeri i FSK-së përfundon me sukses kursin ushtarak ndërkombëtar në Britani

-

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, major Vilson Musaj, ka përfunduar me sukses kursin ndërkombëtar “International Military Cooperation Course (IMCC)”, i cili u mbajt në Mbretërinë e Holandës. Sipas njoftimit të ministrisë së Mbrojtjes, kursi mblodhi pjesëmarrës nga 20 shtete të botës dhe shërbeu si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave profesionale, avancimin e njohurive dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Bazuar në këtë njoftim, gjatë zhvillimit të kursit, major Musaj u zgjodh udhëheqës i klasës, duke përfaqësuar të gjithë pjesëmarrësit në aktivitetet e programit.

“Në ceremoninë e diplomimit, majori mbajti fjalimin përmbyllës në emër të pjesëmarrësve të kursit”, thuhet në njoftim./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, Sinani: Diskriminim edhe në...

0
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që të hyjnë në Serbi tre deputetë të Kosovës:...