BallinaDiasporaFSK nderohet në Londër pas triumfit në Cambrian Patrol 2026

FSK nderohet në Londër pas triumfit në Cambrian Patrol 2026

-

Londër – Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), fitues i medaljes së artë në garën ndërkombëtare Cambrian Patrol 2026, siç mëson helveticALforum.ch është pritur në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër nga Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti. Në shenjë nderimi për suksesin e arritur, në ambientet e Ambasadës së Kosovës u zhvillua edhe ceremonia e ngritjes së flamurit të Republikës së Kosovës. Ceremonia u realizua në formacion ushtarak nga pjesëtarët e FSK-së, në prani të ambasadorit Kapiti, stafit diplomatik dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Gjatë pritjes, pjesëtarët e FSK-së ndanë me të pranishmit përvojat e tyre nga gara dhe mësimet e nxjerra gjatë pjesëmarrjes në këtë aktivitet të rëndësishëm ushtarak ndërkombëtar. Ata theksuan rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm të aftësive taktike dhe teknike të njësive të vogla, si dhe rolin e tyre në operacionet paqeruajtëse dhe në forcimin e sigurisë e stabilitetit. Medalja e artë në Cambrian Patrol 2026 përbën një tjetër dëshmi të përkushtimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në garat dhe aktivitetet ndërkombëtare. Suksesi i ekipit kosovar vlerësohet gjithashtu si një kontribut në forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet aleate. Pjesëmarrja dhe rezultatet e FSK-së në aktivitete të tilla ndërkombëtare synojnë të dëshmojnë gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në përpjekjet për paqe, siguri dhe stabilitet, si dhe për të avancuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.

Ceremonia në Ambasadën e Kosovës në Londër u shënua edhe nga ngritja e flamurit shtetëror, duke i dhënë një simbolikë të veçantë suksesit të ekipit të FSK-së në Cambrian Patrol 2026, njofton Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell helveticALforum.ch

Foto nga Ambasada e Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova sot përballet me Austrinë në play-off-in për Botërorin 2027

0
Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e femrave sot zhvillon ndeshjen kundër Austrisë, në kuadër të play-off-it për kualifikimet e Kupës së Botës 2027. Ndeshja...