BallinaKulturaAnne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

-

  • Poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është laureatja e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026. Akademia Suedeze e vlerësoi për veprën e saj “të guximshme dhe krijuese”, përmes së cilës, në dialog me traditën klasike, ka sjellë forma të reja në letërsinë bashkëkohore. Carson, 76-vjeçare, është e njohur për ndërthurjen e poezisë, prozës, dialogut dhe përkthimit, ndërsa letërsia e lashtë greke ka pasur ndikim të madh në krijimtarinë e saj. Ndër veprat e saj më të njohura janë Autobiography of Red, Eros the Bittersweet dhe Norma Jeane Baker of Troy. Shkrimtarja kanadeze ka punuar gjithashtu si përkthyese e letërsisë klasike greke dhe ka dhënë mësim në universitete. Vepra e saj karakterizohet nga ndërthurja e zhanreve dhe bashkëpunimet me artistë të fushave të ndryshme. Carson e mori lajmin për çmimin ndërsa ndodhej në Islandë, sipas Akademisë Suedeze. Çmimi Nobel në Letërsi përfshin edhe një shpërblim prej 12 milionë koronash suedeze, rreth 1.2 milionë dollarë./BS
Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dalin në shitje biletat për sfidën Shqipëri- Finlandë në “Air Albania”

0
Kombëtarja shqiptare rikthehet në “Air Albania” më 12 nëntor, për një nga sfidat më të rëndësishme të saj në UEFA Nations League. Kuqezinjtë do...