BallinaDiasporaAmbasadori Dredha pret përfaqësuesit e Ansamblit “URA” në Zvicër

Ambasadori Dredha pret përfaqësuesit e Ansamblit “URA” në Zvicër

-

Bern, 08 tetor 2026 – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, Ermal Dredha, siç mëson helveticALforum.ch ka pritur në ambientet e Ambasadës përfaqësuesit e Ansamblit “URA”, me seli në Dübendorf të kantonit të Cyrihut. Në takim morën pjesë kryetari i Ansamblit “URA”, Besijan Hoxhaj, si dhe anëtarët e kryesisë, Besjana Shahinaj dhe Dijar Rashiti. Gjatë takimit, përfaqësuesit prezantuan veprimtarinë, misionin dhe synimet e ansamblit, i cili është krijuar së fundmi, por përbëhet nga të rinj me përvojë disa vjeçare në fushën e artit dhe kulturës shqiptare. Në fokus të bisedës ishte rëndësia e ruajtjes së trashëgimisë kulturore shqiptare në diasporë dhe përcjellja e saj te brezat e rinj. Përmes aktiviteteve kulturore dhe artistike, Ansambli “URA” synon të krijojë një lidhje të qëndrueshme mes të rinjve shqiptarë në Zvicër dhe traditave të tyre.

Ambasadori Ermal Dredha përgëzoi përfaqësuesit e ansamblit për nismën dhe përkushtimin e tyre, duke vlerësuar rolin që organizata të tilla luajnë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar në diasporë. Dredha shprehu mbështetjen e Ambasadës dhe gatishmërinë për bashkëpunim me Ansamblin “URA”, veçanërisht në prag të festave të Nëntorit, të cilat përbëjnë një periudhë të rëndësishme për komunitetin shqiptar në Zvicër. Takime dhe bashkëpunime të tilla synojnë të forcojnë lidhjet ndërmjet institucioneve diplomatike dhe shoqatave kulturore shqiptare, duke krijuar më shumë hapësira për të rinjtë dhe për promovimin e traditës, muzikës dhe vlerave shqiptare në diasporë, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Zvicër, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

0
Poetja dhe eseistja kanadeze Anne Carson është laureatja e Çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026. Akademia Suedeze e vlerësoi për veprën e saj...