POSTIMET E FUNDIT

Jeta më ka mësuar

Nga Bajram Ibrahimaj, Zvicër

Jeta më ka mësuar nëpër vite me radhë,

se rruga nuk është gjithmonë me lule e me ar.

Herë të buzëqesh fati, herë të sprovon stuhia,

por njeriun e forcon durimi dhe urtia.

Jeta më ka mësuar në vendlindjen time,

mes djersës së bukës dhe halleve të mia.

Të zgjohem me agime e të bëj punë me vlerë

Për ta mbajtur familjen me zemër e me nderë.

Më ka mësuar të dua gurin e pragut të vjetër,

kopshtin, arën, malin dhe çdo cep tjetër.

të mos harroj rrënjët, as emrin e të parëve,

As këngët e odave, as fjalët e baballarëve.

Jeta më ka mësuar edhe rrugët e kurbetit,

Mallin që të djeg në heshtje larg vatanit.

kur zemra rreh fort për vend e votër,

e sytë mbushen lot, se e kem kaplu botën.

Më ka mësuar se buka fitohet me mundim,

me sakrifica të mëdha e me shumë përkushtim.

Se netët pa gjumë e vitet larg familjes,

kanë plagë që i njeh vetëm toka e vendlindjes.

Jeta më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë,

edhe kur dallgët e jetës më godasin si gurë.

Të çohem përsëri me besim e me shpresë,

se pas çdo errësire lind një dritë që nuk vdes.

Sot, kur shikoj pas nëpër vitet që kanë ikur,

shoh shumë kujtime që koha s’i ka fikur.

Dhe them me bindje, nga zemra e thelluar

vargjet që po i shkruaj vehtes ja kam kushtuar.

04.06.2026

Lucern- Ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB