Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, me të cilët ka diskutuar për Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar 2026 dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit në kuadër të tij. “Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë krijon mundësi të reja për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm”, theksohet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Komuna ka bërë të ditur se Kryeqyteti është i gatshëm të mbështesë nismat që lidhin bizneset me institucionet, tërheqin investime dhe krijojnë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik të Prishtinës, transmeton KP.










