POSTIMET E FUNDIT

INSTAT: Bie sërish popullsia, mosha mesatare 45 vjeç

Tirana qarku më i populluar, rënie në Kukës e Shkodër. Popullsia e Shqipërisë vijoi tkurrjen edhe gjatë vitit të kaluar. 1 janari i këtij viti e ka gjetur vendin me 2.335.930 banorë, me 1.16% më pak krahasuar 1 janarin e 2025-ës.

Sipas raportit të Institutit të Statistikave dy faktorë kanë ndikuar në rënien e popullsisë: shtesa natyrore që për vitin 2025 ndonëse pozitive, ishte minimale dhe emigracioni, ku mbi 28 mijë persona janë larguar nga vendi. Ndërkohë, raporti gjinor në lindje ka mbetur pothuajse i njëjtë me vitin paraardhës duke rezultuar me 107,9 meshkuj për 100 femra gjatë vitit 2025.

Sipas INSTAT nga përllogaritja e popullsisë vetëm qarku i Tiranës shënoi rritje me 0,7 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërsa uljet më të mëdha të popullsisë u shënuan në qarqet: Kukës (-2,59%) dhe Shkodër (-2,56 %).

Tirana zë rreth 32,8 % të popullsisë gjithsej, duke vazhduar të jetë qarku më i populluar i vendit, ndjekur nga Fieri me 9,7 %, Elbasani 9,5 % dhe Durrësi 9,4%.

Te dhënat e INSTAT tregojnë gjithashtu edhe vazhdimin e plakjes së popullsisë. Mosha mesatare sipas përllogartitjes në 1 janar 2026 rezulton 45 vjeç, duke pësuar rritje nga 44.3 vjeç që ishte në 2025, transmeton tvklanal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB