Shorti për fazën e ligës të UEFA Champions League për sezonin 2026/27 po zhvillohet në Grimaldi Forum në Monako, ku skuadrat kanë mësuar kundërshtarët e tyre për edicionin e ri të kompeticionit më prestigjioz europian. Sipas formatit të ri të turneut, çdo skuadër në fazën e ligës së Champions League dhe Europa League do të zhvillojë tetë ndeshje ndaj tetë kundërshtarëve të ndryshëm, katër prej tyre në shtëpi dhe katër në transfertë. Tetë skuadrat e renditura në vendet e para do të kualifikohen direkt në fazën e 1/8-ve. Ndërkohë, ekipet që pozicionohen nga vendi i 9-të deri në të 24-in do të luajnë në play-off për një vend në fazën e 1/8-ve.
Skuadrat që përfundojnë në vendin e 25-të ose më poshtë eliminohen nga kompeticionet europiane dhe nuk kalojnë në një tjetër turne të UEFA-s.
Faza e ligës është planifikuar të nisë më 8 shtator.
Përballjet e skuadrave të mëdha
Real Madrid do të përballet me Interin, Arsenalin, PSV Eindhoven, Romën, RB Leipzig, Shakhtarin, LASK-un dhe AEK Athens.
Manchester City do të ketë përballë Paris Saint-Germain, Barcelonën, Sportingun, Porton, Napolin, Leipzigun, AEK Athens dhe Lensin.
Interi do të luajë ndaj Liverpoolit, Real Madridit, Club Brugge, Borussia Dortmundit, Shakhtarit, Feyenoordit, Stuttgartit dhe Slovan Bratislavës.
Barcelona do të përballet me Manchester Cityn, Paris Saint-Germain, Aston Villën, Sportingun, Feyenoordin, Galatasarayn, Comon dhe Atlético Madridin.
Atlético Madrid do të ketë kundërshtarë Bayern Munichun, Liverpoolin, Manchester Unitedin, PSV Eindhovenin, Fenerbahçen, Bodo/Glimtin, Vikingun dhe Stuttgartin.
Paris Saint-Germain do të luajë ndaj Barcelonës, Manchester Cityt, Romës, Aston Villës, Galatasarayn, Villarrealit, Slovan Bratislavës dhe Comos.
Liverpooli do të përballet me Atlético Madridin, Interin, Porton, Club Brugge, Villarrealin, Fenerbahçen, Lensin dhe LASK-un.
Arsenali do të ketë përballë Real Madridin, Bayern Munichun, Borussia Dortmundin, Real Betisin, Lille, Napolin, Comon dhe Slavia Pragën.
Bayern Munich do të luajë ndaj Arsenalit, Atlético Madridit, Real Betisit, Manchester Unitedit, Bodo/Glimtit, Lille, Slavia Pragës dhe Vikingut, transmeton kjone.










