Sot skuadra jonë do të zbresë në fushën e lojës për t’u përballur me Finlandën. Ndeshja e 5-të, e vlefshme për Ligën e Kombeve, do të luhet në stadiumin “Air Albania” dhe nisë në orën 20:45.
Me një stadium të tejmbushur ku të gjithë do të jenë prezentë në tribuna për të mbështetur të gjithë lojtarët, me në krye trajnerin Rolando Maran, sot pritet shumë nga kuqezinjtë për të marrë maksimumin e pikëve. Dëshira për revansh, pas humbjes në transfertë e shton akoma më shumë euforinë për të mposhtur nordikët.
Me grupin e plotë në dispozicion dhe skemën tashmë të fiksuar, Maran i ka të gjitha çfarë i duhet për të marrë fitoren sot në fushë. Kreu i grupit mbetet njëfarë detyrimi, për shkak të presionit të madh që do të vijë nga prania e mijëra tifozëve në stadium, por edhe për objektivin që kjo skuadër aspiron, ngjitjen në Ligën B.
Momentalisht, renditja në grupin 1 është në favorin e Shqipërisë. Kuqezinjtë kryesojnë me 9 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia e vendit të dytë dhe Finlanda e treta./BS










