BallinaAtdheuPDK DHE LVV ARRINË MARRËVESHJE PËR LIGJIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA, AMENDAMENTIMI...

PDK DHE LVV ARRINË MARRËVESHJE PËR LIGJIN E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA, AMENDAMENTIMI DO TË NISË MENJËHERË

-

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kanë arritur një marrëveshje politike për procedimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke u dakorduar që ai të votohet sot në Kuvendin e Kosovës në përmbajtjen aktuale, ndërsa menjëherë pas votimit të nisë procesi për amendamentimin e tij.

Marrëveshja parasheh mbivotimin e vetos së Presidentes, duke mundësuar hyrjen në fuqi të ligjit në formën aktuale. Në të njëjtën kohë, palët janë pajtuar që të fillojnë konsultimet me partnerët ndërkombëtarë për përfshirjen e ndryshimeve dhe plotësimeve të dakorduara.

Ligji ishte miratuar në dy lexime më 6 tetor, ndërsa më pas PDK-ja kishte kërkuar nga Presidentja kthimin e tij në Kuvend për rishqyrtim. Kërkesa kishte për qëllim përfshirjen e rekomandimeve të fundit të ofruara nga ekspertët lidhur me përmbajtjen e tij.

Edhe pse PDK-ja dhe LVV-ja kanë arritur pajtim për ndryshimet që duhet të bëhen, mospajtimet fillestare kishin të bënin me mënyrën dhe procedurën e amendamentimit. Sipas interpretimit të LVV-së, Rregullorja e Kuvendit nuk e lejon ndryshimin e ligjit në këtë fazë të rishqyrtimit.

Për të shmangur pengesat procedurale dhe rrezikimin e gjithë procesit, palët kanë gjetur një zgjidhje të përbashkët: miratimin e ligjit në formën aktuale dhe nisjen e menjëhershme të një nisme të re për amendamentimin e tij.

Kështu, marrëveshja politike synon të sigurojë vazhdimësinë e procesit ligjvënës, duke lënë të hapur mundësinë që rekomandimet dhe plotësimet e dakorduara të përfshihen në një fazë të mëvonshme, pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

Tashmë mbetet të shihet se sa shpejt do të konkretizohet procesi i amendamentimit dhe kur ndryshimet e propozuara do të paraqiten për miratim në Kuvendin e Kosovës, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

GJERMANI, KONTRATA TË PËRKOHSHME PUNE DERI NË KATËR VJET? PROPOZIMI I...

0
Berlin, 11 nëntor 2026 – Gjermania po shqyrton ndryshime të rëndësishme në legjislacionin e punës, të cilat mund t’u japin punëdhënësve më shumë fleksibilitet...