BallinaAtdheuHaxhiu merr pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës në Camp Bondsteel

Haxhiu merr pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës në Camp Bondsteel

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë sot në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans, e mbajtur në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori zyrtarisht detyrën si komandant i ri i Area Support Group Balkans. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Haxhiu ka shkruar: “Sot mora pjesë në ceremoninë e pranimit të komandës së U.S. Army Area Support Group Balkans në Camp Bondsteel, ku COL Kurt A. Rorvik mori detyrën e komandantit të Area Support Group Balkans. Në këtë rast të rëndësishëm, vlerësojmë shërbimin dhe përkushtimin e komandantit në largim, si dhe bashkëpunimin e deritanishëm të Camp Bondsteel me institucionet e sigurisë, autoritetet civile dhe qytetarët e Kosovës”. Po ashtu Haxhiu tha se i uron COL Rorvik suksese në detyrën e re, me besimin se bashkëpunimi ndërmjet komandës së Camp Bondsteel dhe institucioneve të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të forcohet, në shërbim të sigurisë së vendit, stabilitetit rajonal dhe të mirës së qytetarëve tanë.

“Kosova mbetet përherë mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcave të Armatosura Amerikane për kontributin jetik dhe të pazëvendësueshëm në lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë”, ka shkruar Haxhiu. /BS

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Art bashkëkohor në “Luz art”, 15 artistë nga 9 vende sjellin...

0
Fshati Luzat i Tepelenës është kthyer në një hapësirë të artit bashkëkohor, duke mirëpritur 15 artistë nga 9 vende të ndryshme të botës në...

Çfarë mbetet pas nesh?