BallinaAtdheuGRABITJE GJIGANDE NË RRUGËN E KOMBIT

GRABITJE GJIGANDE NË RRUGËN E KOMBIT

Nga Mehmet ELEZI, publicist, shkrimtar, gjuhëtar dhe diplomat

Ndodh ditën për diell dhe natën për hënë: miliona lekë u grabiten shqiptarëve në Rrugën e Kombit, në tunelin e Kalimashit. Çdo ditë. S’është fjala për tarifën, ajo dihet, është legalizuar. Është fjala për supertarifën e palegalizuar, mbi 40 për qind.

Për kujtesë (megjithëse shifrat e llogaritë financiare nuk hyjnë te profesioni im):

Tarifat standarde për kalimin e tunelit të Kalimashit sipas kategorive të automjeteve në euro dhe në lekë, sipas kursit zyrtar të fundit 1 € = 93.69 lekë, janë:

– Veturë (automjet pasagjerësh, 2 boshte – 4 rrota) – 5 € ose 468 lekë;

– Kamion i vogël, autobus i vogël (2 boshte – 6 rrota) –

11.25€ ose 1,054 lekë;

– Kamion i madh, autobus i madh (3 boshte) – 16.25 € ose 1523 lekë;

– Kamion i rëndë (4 ose më shumë boshte) – 22.50 € ose2108 lekë.

Kështu duhej të ishte, por kështu nuk është.

Kalon me veturë, s’ke 5 euro? Duhet të paguash 660 lekë.

Për 1 euro të marrin 132 lekë, rreth 40 për qind më shumë se kursi zyrtar i këmbimit.

Me kursin e “Bankës” së koncesionarëve për çdo veturë grabiten 200 lekë ose rreth 2.2 euro.

Këtë e pashë vetë, dje, 31 korrik.

Të tjerat dalin me llogari të thjeshtë. Me kursin e “Bankës” së koncesionarëve paguan:

– Për kamion të vogël dhe autobus të vogël: 1485 lekë ose 431 lekë më shumë;

– Për kamion të madh dhe autobus të madh: 2145 lekë ose 622 lekë më shumë;

– Për kamion të rëndë: 2970 lekë ose 862 lekë më shumë!

Gjatë një ditë aty lëvizin mijëra automjete të të gjitha llojeve. Po në një muaj? Po në një vit? Milionat që u grabiten shqiptarëve nuk numrohen.

Asnjë institucion, asnjë medie, nuk bëzan!

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 1,388 pasagjerë mbërrijnë nga...

0
Fluksi i udhëtarëve në hyrje përmes Portit të Vlorës vijon të jetë i lartë, teksa lëvizjet nga Italia drejt Shqipërisë janë shtuar gjatë sezonit...