BallinaAtdheuStudentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka asnjë dorë pas nesh

Studentët i përgjigjen Ramës: Nuk ka asnjë dorë pas nesh

-

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë me tensione të larta, ndërsa studentët paralajmërojnë se revolta nuk do të ndalet. Ata i janë përgjigjur kryeministrit, duke mohuar pretendimet se pas lëvizjes së tyre qëndrojnë forca të tjera politike.

“Na nuk na dëgjoi për 135 ditë në paqe, revolta do të vazhdojë”, është mesazhi i studentëve, të cilët këmbëngulin se protesta është një reagim i drejtpërdrejtë ndaj shqetësimeve të tyre dhe pakënaqësisë ndaj qeverisë.

Ndërkohë, situata në kryeqytet mbetet e tensionuar. Në bulevardin pranë Kryeministrisë, ku janë pozicionuar protestuesit, policia ka hedhur në mënyrë masive gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Gjatë protestës është raportuar edhe për djegien e një tjetër objekti në bulevard, ndërsa përplasjet dhe tensionet vijojnë.

Zemërimi kundër qeverisë nuk është kufizuar vetëm në Tiranë. Protesta është shtrirë edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Korçën dhe Shkodrën.

Studentët dhe protestuesit kërkojnë ndryshime dhe mbajnë qëndrimin se lëvizja e tyre është e pavarur, pa mbështetje apo ndikim nga prapaskena politike.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë dhe përdorimit të gazit lotsjellës, protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndresën, duke e cilësuar revoltën si një përgjigje ndaj mungesës së reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të tyre./BW

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasada e Kosovës në Oslo mbështet arsimin shqip dhe ruajtjen e...

0
Ambasada e Republikës së Kosovës në Oslo vazhdon të mbështesë nismat që kontribuojnë në edukimin e brezave të rinj, ruajtjen e gjuhës shqipe dhe...