BallinaAtdheuGjykata e Lartë, marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën e Kasacionit të Italisë

Gjykata e Lartë, marrëveshje bashkëpunimi me Gjykatën e Kasacionit të Italisë

-

Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë dhe Gjykata e Lartë e Kasacionit të Republikës së Italisë, kanë hedhur sot një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e gjyqësorit.

Kryetarët e të dy gjykatave, Sokol Sadushi dhe Margherita Cassano, nënshkruan në Romë një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre duke u angazhuar për të forcuar lidhjet dhe shkëmbyer përvojën ndërmjet dy sistemeve tona.

Kjo është një marrëveshje historike, sepse është hera e parë që dy gjykata të këtij niveli krijojnë një partneritet të tillë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të shtojmë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e ndërsjellë të përvojës dhe të praktikave më të mira, duke marrë parasysh vlerat por edhe ngjashmëritë e të dy sistemeve, që do ndikojë drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore dhe përmirësimit të aftësive profesionalë të gjyqtarëve e stafit mbështetës. “Ne jemi të lumtur që po përjetojmë një moment kaq të rëndësishëm në historinë e Gjykatës së Lartë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Gjykatës, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...