BallinaArsimi24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

24 janari, Dita Ndërkombëtare e Arsimit

E drejta për arsim është e sanksionuar në nenin 26 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Deklarata bën thirrje për arsim fillor falas dhe të detyrueshëm. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (1989), shkon më tej duke përcaktuar se vendet duhet ta bëjnë arsimin e lartë të arritshëm për të gjithë.

Sipas OKB-së, Arsimi është çelësi i zhvillimit të qëndrueshëm.

Arsimi u ofron fëmijëve një shkallë për të dalë nga varfëria dhe një rrugë drejt një të ardhmeje premtuese. Por rreth 244 milionë fëmijë dhe adoleshentë në mbarë botën janë jashtë shkollës; 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe bëjnë matematikë bazë; më pak se 40% e vajzave në Afrikën Sub-Sahariane përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe të rinj refugjatë janë jashtë shkollës.

Në kalendarin e Kombeve të Bashkuara 24 janari është Dita Ndërkombëtare e Arsimit.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, duke ia njohur meritat për arritjen e paqes dhe zhvillimit dhe duke e njohur si një e drejtë e njeriut, një e mirë publike dhe një përgjegjësi publike. OKB thotë se është arsimi cilësor mundësia për të thyer ciklin e varfërisë që po lë pas miliona fëmijë, të rinj dhe të rritur, njofton oranews.

 

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shqipëria, destinacioni i parë i pushimeve për mërgatën shqiptare

0
Nga Dashnim HEBIBI Mërgata shqiptare mbetet e lidhur fort me atdheun – edhe këtë verë, Shqipëria ishte zgjedhja e parë për pushimet verore Edhe këtë...