BallinaAtdheuGjilani dhe Presheva synojnë forcimin e bashkëpunimit, Alban Hyseni viziton Ardita Sinanin

Gjilani dhe Presheva synojnë forcimin e bashkëpunimit, Alban Hyseni viziton Ardita Sinanin

-

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka qëndruar në Preshevë, ku është pritur nga kryetarja e kësaj komune, Ardita Sinani. Në fokus të takimit ishte thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, realizimi i projekteve të përbashkëta dhe koordinimi institucional në interes të qytetarëve.

Gjatë takimit, Hyseni dhe Sinani kanë diskutuar për mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit ndërkomunal, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e projekteve që do të ndikonin në zhvillimin e Gjilanit dhe Preshevës.

Kryetari i Gjilanit e ka vlerësuar këtë takim si një mundësi për të forcuar lidhjet ndërmjet dy komunave, të cilat, përveç afërsisë gjeografike, i bashkojnë edhe historia, vlerat dhe synimet e përbashkëta.

Me këtë rast, Hyseni e ka uruar kryetaren Ardita Sinani për rezultatin e zgjedhjeve të fundit, duke i dëshiruar suksese në vazhdimin e angazhimit të saj në shërbim të qytetarëve të Preshevës dhe shqiptarëve të Luginës.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka falënderuar Sinanin për mikpritjen dhe gatishmërinë për ta shndërruar bashkëpunimin në projekte dhe rezultate konkrete.

“Gjilani ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë pranë Preshevës!”, ka theksuar Hyseni.

Vizita e kryetarit të Gjilanit në Preshevë vjen në kuadër të rëndësisë së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shqiptare, veçanërisht në fushën e zhvillimit lokal, koordinimit institucional dhe shkëmbimit të përvojave.

Forcimi i lidhjeve ndërmjet Gjilanit dhe Preshevës shihet si një mundësi për të ndërtuar ura më të qëndrueshme bashkëpunimi dhe për të krijuar iniciativa konkrete në dobi të qytetarëve të të dy komunave./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kosova dhe Portugalia synojnë thellimin e bashkëpunimit ekonomik, diskutohet edhe linja...

0
Kosova dhe Portugalia po shqyrtojnë mundësi të reja për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e investimeve dhe lehtësimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve. Në...