BallinaEKSKLUZIVEPolitico: Në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri, Tirana propozon edhe formatin...

Politico: Në pikëpyetje samiti i NATO-s në Shqipëri, Tirana propozon edhe formatin virtual

-

Organizimi i samitit të NATO-s në Shqipëri vitin e ardhshëm po përballet me pasiguri, ndërsa autoritetet shqiptare kanë shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar alternativa të ndryshme, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e tij në format virtual.

Sipas një raportimi të mediumit ndërkombëtar Politico.eu, diplomatët e NATO-s vlerësojnë se mundësia e mbajtjes së samitit të ardhshëm në Shqipëri mbetet e pasigurt. Në këtë situatë, Tirana po shqyrton mundësinë e një formati më fleksibël, në mënyrë që takimi i nivelit të lartë të Aleancës të mund të realizohet edhe në rrethana të ndryshme nga ato të planifikuara fillimisht. Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, në një deklaratë për Politico, ka bërë të ditur se vendi është i gatshëm të shqyrtojë alternativa për organizimin e këtij takimi të rëndësishëm ndërkombëtar. Sipas raportimit, hezitimi i disa prej udhëheqësve të Aleancës për t’u angazhuar në mbajtjen e samitit në Tiranë lidhet, ndër të tjera, me nivelin e shpenzimeve të Shqipërisë për mbrojtjen dhe marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara me presidentin amerikan, Donald Trump. Propozimi për një organizim alternativ vjen në një kohë kur vazhdojnë diskutimet për kushtet dhe mundësitë e mbajtjes së samitit në kryeqytetin shqiptar.

Image

Shqipëria, si anëtare e NATO-s, e konsideron organizimin e një takimi të tillë një ngjarje me rëndësi të veçantë për pozicionin e saj ndërkombëtar dhe për rolin e vendit në strukturat euroatlantike. Megjithatë, mbetet të shihet nëse aleatët do të arrijnë një marrëveshje për mbajtjen e samitit në Tiranë, për shtyrjen e tij apo për një format tjetër organizimi. Deri atëherë, propozimi shqiptar për një takim virtual mbetet një nga alternativat e paraqitura në kuadër të diskutimeve, transmeton syrinet.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hidhen vezë drejt Ramës në Dublin

0
Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga diaspora shqiptare gjatë vizitës së tij zyrtare në Dublin të Irlandës, ku ndodhet në kuadër të...