BallinaFoto LajmGjenerallejtënant Bashkim Jashari takon dy gjeneralë amerikanë

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari takon dy gjeneralë amerikanë

-

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim Gjeneral Major Michael E. Wegscheider, Komandant i Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane, dhe Gjeneral Major Stephen Osborn, Agjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës. Gjatë takimit, Jashari uroi mirëseardhjen përfaqësuesve amerikanë dhe i informoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të FSK-së, me theks të veçantë në bashkëpunimin bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta mes dy forcave. “Gjatë takimit të përbashkët, Komandanti i FSK-së i uroi mirëseardhje Gjeneralëve amerikan dhe i njoftoi për zhvillimet dhe të arriturat e fundit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke theksuar fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta. Pastaj gjatë takimit u bisedua për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimin e përbashkët shumëkombësh “Defender Europe 25”, ku FSK merr pjesë në Kosovë si nikoqire, si dhe me kontingjentet e saj në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci. Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe mbështetja e ushtrisë amerikane në validimin e Ekipit 2 të ROL 1, si dhe për trajnimin e përbashkët në JRTC me Gardën Kombëtare të Ajovës. Në fund të takimit Gjeneralët u zotuan në vazhdimin e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët”, shkruhet tutje në njoftimin e FSK-së, në Facebook./BS
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tre medalje në Lojërat Mesdhetare, Presidenti Begaj përgëzon ekipin shqiptar të...

0
Presidenti Bajram Begaj ka uruar ekipin shqiptar të mundjes për rezultatet e arritura në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Mundësit kuqezi siguruan tri medalje, një të...