BallinaSportiFranco Foda: Jemi të gatshëm për Izraelin, synojmë rezultat pozitiv

Franco Foda: Jemi të gatshëm për Izraelin, synojmë rezultat pozitiv

-

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është shprehur optimist në prag të përballjes me Izraelin, duke theksuar se skuadra është përgatitur mirë dhe se atmosfera brenda ekipit është mjaft pozitive, pavarësisht disa mungesave në formacion. Në konferencën për media të mbajtur sot, një ditë para ndeshjes, Foda bëri të ditur se futbollistët kanë zhvilluar përgatitje intensive dhe se stërvitja përfundimtare do t’i kushtohet kryesisht aspektit taktik.

“Jemi të gatshëm për ndeshjen ndaj Izraelit. Kemi punuar mirë dhe e kemi stërvitjen përfundimtare, ku do t’i stërvitim pjesët taktike. Kemi mungesa, por kemi mjaftueshëm lojtarë në dispozicion dhe u besojmë atyre. Mund të ketë edhe ndonjë befasi me ndonjë lojtar që mund të ftohet”, deklaroi Foda. Ai vlerësoi gjithashtu atmosferën në kampin e Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj përballjeje dhe angazhimin e futbollistëve gjatë seancave stërvitore.

“Atmosfera është mjaft e mirë. Janë ndeshje të rëndësishme, ka pasur intensitet në stërvitje dhe shpresojmë në rezultat pozitiv”, u shpreh përzgjedhësi i Kosovës. Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Izraelin nesër, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00. Përballja pritet të jetë një tjetër provë e rëndësishme për Dardanët, të cilët synojnë të shfrytëzojnë përparësinë e fushës vendase dhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një rezultat pozitiv./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci dhe Jashari takojnë Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje

0
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kryetarin...