BallinaKulturaDorela Sheme Beçaj sjell një cikël poetik, mes ndjeshmërisë, artit dhe fjalës...

Dorela Sheme Beçaj sjell një cikël poetik, mes ndjeshmërisë, artit dhe fjalës së shkruar

-

Gazetarja me 15 vjet përvojë në median e shkruar dhe televizive, Dorela Sheme Beçaj, krahas angazhimit profesional, po i kushton gjithnjë e më shumë hapësirë edhe krijimtarisë letrare, duke sjellë poezi për lexuesit e rritur dhe fëmijët.

Fjala e shkruar ka qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit profesional të Dorela Sheme Beçajt. Me 15 vjet përvojë në gazetari, si në median e shkruar, ashtu edhe në atë televizive, ajo ka ndërtuar një profil që ndërthur komunikimin, informimin dhe pasionin për krijimtarinë. Dorela ka përfunduar studimet e larta në Shkencat e Komunikimit dhe Gazetari, ndërsa formimin e saj e ka zgjeruar edhe përmes studimeve profesionale dhe certifikimeve në tri fusha të tjera: dizajn grafik, administrim publik dhe menaxhim biznesi. Përtej angazhimit në gazetari, prej disa vitesh ajo i është përkushtuar edhe letërsisë, duke shprehur përmes vargjeve ndjeshmërinë, mendimet dhe botën e saj krijuese. Poezitë e saj i ka ndarë me publikun përmes rrjeteve sociale, duke krijuar një hapësirë komunikimi me lexuesit që e vlerësojnë fjalën artistike. Së fundmi, krijimtaria e saj ka marrë një drejtim të ri, atë të letërsisë për fëmijë. Përmes poezive dhe krijimeve të veçanta, Dorela synon të sjellë për lexuesit e vegjël botën e imagjinatës, bukurinë e fjalës dhe mesazhe që përcjellin vlera edukative e njerëzore. Këto krijime ajo i publikon edhe në platformën YouTube, duke shfrytëzuar mundësitë e teknologjisë për ta afruar letërsinë me brezin e ri.

Në këtë cikël poetik, lexuesit do të kenë mundësinë të njihen më nga afër me krijimtarinë e Dorela Sheme Beçajt, duke zbuluar përmes vargjeve një dimension tjetër të saj, përtej profesionit të gazetares. Sepse gazetaria përcjell ngjarjet dhe realitetin përmes fjalës, ndërsa poezia i jep hapësirë ndjenjës, imagjinatës dhe shpirtit krijues.

Femra

Ngrita dete e male për të ardhur tek ti,

dhimbjet i piva si duhan.

Dhashë sa munda dashuri

edhe kur lotët nuk mu thanë.

Malit përballë për ty i qëndrova 

e dhimbje nga pesha nuk pata.

Nga çdo thikë me pak u lëndova,

lëkurë ndezur nga erërat e zjarrta.

E prapë të desha më shumë se veten,

se kjo fundja jam unë.

Aty ku për të gjithë fundet preken,

unë nis e dua më shumë.

Forcën ma njeh dhe s’ma njeh,

nga duar të buta gënjehesh.

Me mijëra puthje të deh,

në mijëra ikje, tek unë kthehesh.

Lavire? Jo.

Nëse me ty unë sonte shkoj në shtrat,

mos më quaj aspak, ti, lavire,

nëse zemrën ta fal ty këtë natë,

nëse i jepem pa frikë kësaj dëshire.

Nëse me ty dua ta shuaj këtë flakë,

që brenda meje zien e valon,

mos më quaj aspak ti në këtë natë,

mendjelehtë që trupin përdor.

Se mirë, çfarë ndjej, unë e di.

Atë çka jap mos paragjyko.

Se shpirti kërkon vetëm dashuri

dhe bën atë që ai do.

Ndaj sot, thjesht dashuromë në pafundësi.

Në ndjenjën tënde lermë të harrohem.

E lermë që forcat ti përtëri ,

me terma të tjera mos të ngatërrohem.

Sot , Dashuri, ti shpirt më quaj,

lavire nuj jam kurrësesi .

Ti thjeshtë përjetomë dhe më duaj,

se unë di të fal vetëm dashuri. 

Le ti murosim ato

Nuk mund ti lëmë të flasin,

zëri i tyre depërton brënda qenies.

Qenie manipuluese të joshjes.

Mendja perverse, dot, si ndalon mendimet.

Le të mbulohen gjer ne kyçe,

Se syri dot si perballon,

hiret plot afsh që dalin nga fustanet.

Oh dhunë ç’njerëzore e trupit,

mijëra zjarre ndezin e shuajnë.

Oh t’ua mbyllim gojën!

Zëri melodi e shpirtit, elektrizon ç’do qelizë të trupit.

Kontrollin e humb çdo instikt.

Mbulojani sytë si pasqyrë.

As lotin të mos ua shohim, pa dashur,

se dhe loti prek ndjeshmërinë,

ereksion i gjalle në çdo qelizë.

Le tua mbyllim edhe muret.

Murosini të gjalla , pa faj.

Se dhe pa folur e pa lëvizur,

Femra ndikon po njësoj.

Dhe ja… i mbyllëm, i murosëm, më si shohim e as i dëgjojmë.

E prapë, mendja punon mbrapshtë.

Në mendime qëndrojnë hirëplota.

S’paskan pasur faj aspak.

Qenia jonë ka humbur kontrollin.

Përgatiti: Angela Kosta

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Maqedonci dhe Jashari takojnë Komisionin Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje

0
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur në takim kryetarin...