Anglia arriti të marrë tri pikë të rëndësishme, falë golave të Morgan Rogers dhe Harry Kane.
Në minutën e 24-t, Anglia kaloi në epërsi. Morgan Rogers pranoi një pasim brenda zonës së rreptësisë dhe goditi fuqishëm, duke e dërguar topin në rrjetë pranë shtyllës së majtë. Portieri kroat nuk pati mundësi të reagojë.
Kroacia reagoi në minutën e 59-të, kur Petar Suçiç përfitoi nga topi i kthyer brenda zonës dhe me një goditje të fuqishme barazoi rezultatin në 1:1. Megjithatë, gëzimi i kroatëve zgjati vetëm pesë minuta. Në minutën e 64-t, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke realizuar për 2:1 dhe duke rikthyer epërsinë e Anglisë.
Deri në fund rezultati nuk ndryshoi dhe anglezët arkëtuan tri pikë të rëndësishme.
Në Grupin 3, Anglia renditet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Kroacia gjendet një pozitë më poshtë me vetëm 3 pikë./BS










