POSTIMET E FUNDIT

FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 250 VJETORIN E PAVARËSISË

New York, 4 Korrik 2026- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra me rastin e 250 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron të gjithë popullin amerikan, shqiptaro-amerikanët e vatranët: Gëzuar 4 Korrikun.

Në këtë ditë historike, të shenjtë e madhështore për mbarë popullin e shtetin Amerikan, Federata Vatra shpreh mirënjohje, respekt e falenderim dhe nderon e kujton heronjtë e lirisë së shtetit e kombit amerikan dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë, lirinë, zhvillimin e demokracinë e Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Si shqiptaro-amerikanë ndihemi me fat dhe të privilegjuar që jemi pjesë e këtij shteti e kombi të lavdishëm, të lirë, të fortë, të begatë, të dashur, të vlerësuar e të admiruar nga e gjithë bota.

Kombi shqiptar i detyrohet përjetë kombit e shtetit amerikan, popullit e kësaj toke të bekuar për gjithçka që Amerika ka bërë për Shqipërinë, Kosovën e kombin tonë në ditët tona më të vështira.

Shqiptarët në çdo cep të globit janë krenarë, mirënjohës dhe falenderues për miqësinë e sinqertë, aleancën e pandarë dhe partneritetin jetëgjatë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Miqësia me Amerikën është vlerë e shenjtë për kombin shqiptarë.

Zoti e bekoftë Amerikën.

Zoti i bekoftë shqiptarët e Amerikës.

Gëzuar 4 Korrikun.

Gëzuar Amerikë.

Mirënjohës përjetë

Me gëzim të veçantë

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA

Dr. Elmi Berisha /GD

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB