Egjipti ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, pasi mposhti Australinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:2. Koha e rregullt dhe vazhdimet prej dy herë nga 15 minuta përfunduan me barazim 1:1, duke bërë që fituesi të përcaktohej nga pika e bardhë, ku australianët u treguan më të saktë.
Në fazën tjetër, Egjipti do të pret fituesin e sfidës mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër.
Australia – Egjipti 1:1 – 2:4 me penallti
Stadiumi “AT&T”, Dallas.
Gjyqtar: G. Tejera (Uruguai).
Shënues: (Hany (55′ – autogol) – Ashour (13′).
Kartona të verdhë: Hassan, Ibrahim.
Australia: Beach (Ryan 119′), Circati, Souttar, Herrington, Bos (Trewin 56’), Irvine, O’Neill (Okon 91’), Behich, Volpato (Hrustiq 74’), Metcalfe (Mabil 91’) dhe Irankunda (Mo. Touré 74’).
Egjipti: Shoubeir, Hany, Ibrahim, Rabia, Hafez (Trezeguet 80’), Fathy (Abdel-Maguid 67’), Attia (Saber 120+1′), Ashour, Marmoush (Abdelkarim 106′), Salah, Mostafa Ziko (Hassan 67’).
Egjipti e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 13-të, kur Ashour realizoi për 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.
Australia reagoi menjëherë pas pushimit. Në minutën e 55-të, Hany devijoi topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol dhe duke barazuar shifrat në 1:1.
Deri në fund të kohës së rregullt dhe gjatë vazhdimeve, të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi, por nuk arritën ta gjenin golin e fitores.
Penalltitë, për Australinë shënuan Irvine, Mabil, dështuan Souttar (gjuan mbi portë), Herrington (traversën) dhe për Egjiptin realizuan Saber, Rabia, Salah e Abdelmaguid. /K.Goca/BS




