BallinaAtdheuBegaj uron SHBA për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë e...

Begaj uron SHBA për 250-vjetorin e Pavarësisë: Shqipëria mirënjohëse për miqësinë e qëndrueshme

-

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në mesazhin e tij, Begaj e vë theksin te marrëdhëniet mes dy vendeve, duke theksuar se Shqipëria e vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Presidenti ka kujtuar gjithashtu mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë.

“Në 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i përcjell urimet më të përzemërta  Presidentit Donald Trump dhe  popullit amerikan. Shqipëria vlerëson thellësisht miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me SHBA-në, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, paqes dhe prosperitetit. Shqipëria i është mirënjohëse SHBA-ve për mbështetjen e vazhdueshme që nga njohja si shtet deri në reformat kryesore në 35 vitet e fundit. Gëzuar 4 Korrikun USA!”, uron Presidenti Begaj, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

12-13 Nëntor 1912, Ismail Qemali u nis drejt Budapestit, në kuadër...

0
Nga Dr. Dorian Koçi Më 12 nëntor 1912, Ismail Qemali u nis me tren drejt Budapestit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të siguruar mbështetjen...