BallinaAtdheu"Edhe 30 ditë, presim lirimin e drejtuesve të UÇK”

“Edhe 30 ditë, presim lirimin e drejtuesve të UÇK”

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se sot na ndajnë 30 ditë nga 16 shtatori, dita kur do të marrë fund procesi gjashtëvjeçar i padrejtë, që i ka mbajtur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin të izoluar në Hagë.

“Gjashtë vite paraburgim. Gjashtë vite larg familjeve dhe Kosovës. Gjashtë vite përballje me paragjykime, tendenca, narrativa politike, shkelje të të drejtave dhe padrejtësi të shumta”.

Pritshmëritë dhe kërkesat tona janë të qarta: drejtësi dhe lirim. Pas gjashtë vitesh, 16 shtatori duhet të jetë dita kur mbyllet ky kapitull i dhimbshëm për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin tonë. Duhet të jetë dita kur katër ish-udhëheqësit e UÇK-së kthehen në shtëpi. Presim edhe 30 ditë. Presim drejtësi”, shkroi në Facebook, Hamza, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Barcelona argëtohet në miqësore me goleadë

0
Skuadra e Barcelonës ka mbyllur përgatitjet para startit zyrtar të sezonit të ri në Spanjë me një miqësore të luajtur përballë Bazelit. Ekipi katalanas,...