Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka bërë thirrje sot nëpërmjet rrjetit social Facebook, duke ftuar të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollës bazë të Policisë së Shtetit në profilin “Patrullë e Përgjithshme”.
Sipas tij, ky proces rekrutimi synon të forcojë strukturat e rendit dhe të çojë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër profesionalizmi dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
Ministri ka theksuar se angazhimi i të rinjve në këtë mision është një mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në sigurinë publike dhe për të ndërtuar një karrierë në shërbim të vendit. “Për të rinjtë që duan të jenë pjesë e një Shqipërie europiane, moderne dhe të sigurt, uniforma është një mundësi për të kontribuar me dinjitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi. Ju ftoj të aplikoni në periudhën mes 17 gushtit deri më 18 shtator 2026. “
Shqipëria , shkruan ai, ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë me uniformë, për rend e siguri si parakusht i zhvillimit.
“Shqipëria ka nevojë për njerëz që zgjedhin të shërbejnë me uniformë, për rend e siguri si parakusht i zhvillimit. Bëhuni pjesë e Policisë së Shtetit dhe e misionit për një Shqipëri më të sigurt”, transmeton rtsh.










