BallinaSportiRonaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Ronaldo paralajmëron tërheqjen nga futbolli

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ky mund të jetë viti i tij i fundit si futbollist profesionist, duke iu afruar kështu fundit të një prej karrierave më të suksesshme në historinë e futbollit. Në një intervistë për revistën “Vogue”, 41-vjeçari deklaroi se tashmë ka menduar edhe për jetën pas futbollit.

“Ky është ndoshta viti im i fundit në futboll dhe dua të lë një trashëgimi spektakolare”, tha Ronaldo, duke shtuar se e ardhmja e tij pas tërheqjes është e planifikuar. Ronaldo tha se ka shumë aktivitete me të cilat synon të merret, duke përmendur udhëtimet dhe padelin mes gjërave që i pëlqejnë më shumë. Sipas tij, përfundimi i karrierës në futboll mund të krijojë një boshllëk të madh, ndaj koha duhet të mbushet me aktivitete të ndryshme.

“Dua të vazhdoj të shijoj atë që kam fituar, atë që kemi fituar. Në fund të fundit, kanë qenë 25 vite me shumë sakrifica”, u shpreh portugezi.

Cristiano Ronaldo konsiderohet një nga futbollistët më të mirë të historisë. Ai ka fituar pesë herë “Topin e Artë” dhe pesë herë Ligën e Kampionëve, ndërsa është shpallur kampion në Angli, Spanjë, Itali dhe Arabinë Saudite. Me Portugalinë, Ronaldo fitoi Kampionatin Evropian në vitin 2016, ndërsa mban rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për meshkuj. Aktualisht ai numëron 976 gola për klubet dhe kombëtaren, vetëm 24 larg shifrës historike prej 1.000 golash në karrierën profesioniste. Ronaldo luan aktualisht për Al-Nassr në Arabinë Saudite dhe ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me klubin, transmeton euronewsal.

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Barcelona argëtohet në miqësore me goleadë

0
Skuadra e Barcelonës ka mbyllur përgatitjet para startit zyrtar të sezonit të ri në Spanjë me një miqësore të luajtur përballë Bazelit. Ekipi katalanas,...