POSTIMET E FUNDIT

Dita e Europës, Begaj: Simbol i paqes e lirisë. Shqipëria më afër se kurrë të shtojë vlerat e saj në familjen evropiane

Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh me rastin e Ditës së Europës, duke vlerësuar projektin e Bashkimi Europian si simbol të paqes, demokracisë dhe solidaritetit.

“Sot ne festojmë Ditën e Europës dhe nderojmë të gjithë ata që ndërtuan dhe bënë realitet projektin e Bashkimit Europian, i cili ka në zemër paqen, sigurinë, demokracinë, begatinë, solidaritetin dhe lirinë”, u shpreh Begaj.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë integrimit europian dhe është e gatshme të kontribuojë me energjinë dhe vlerat e saj në familjen europiane.

“Shqipëria është sot më afër se kurrë për të qenë pjesë e familjes europiane, e gatshme për t’i shtuar projektit evropian energjinë dhe vlerat e saj”, deklaroi Presidenti.

Dita e Europës festohet çdo vit më 9 maj dhe simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes vendeve evropiane. Kjo ditë përkujton deklaratën historike të ministrit francez të Jashtëm, Robert Schuman, të mbajtur më 9 maj 1950, e cila hodhi themelet e krijimit të Bashkimi Europian, transmeton euronewsal.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB