BallinaArsimiHajrulla Çeku takon ambasadorin austriak, diskutohet bashkëpunimi në arsim dhe shkencë

Hajrulla Çeku takon ambasadorin austriak, diskutohet bashkëpunimi në arsim dhe shkencë

-

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, ka pritur në takim ambasadorin e Austria në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, shkencës dhe zhvillimit profesional.

Gjatë takimit, ministri Çeku vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Austria ka ofruar për zhvillimin e sektorit të arsimit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e projekteve që ndikojnë në rritjen e cilësisë në arsim dhe avancimin e arsimit profesional.

Ai nënvizoi se partneriteti me Austrinë mbetet i rëndësishëm për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë dhe për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në vend.

Nga ana tjetër, ambasadori Georg Schnetzer rikonfirmoi gatishmërinë e Austrisë për të vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës në sektorin e arsimit, me fokus të veçantë në arsimin profesional dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Në takim u diskutua gjithashtu për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave, në funksion të zhvillimit të mëtejmë të sistemit arsimor në Kosovë dhe përafrimit të standardeve me praktikat evropiane, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicra shqyrton kufizimin e shpejtësisë në autostrada në 80 km/h për...

0
Qeveria zvicerane po përgatit masa të mundshme për të përballuar mungesën e naftës dhe benzinës. Mes opsioneve të shqyrtuara është ulja e përkohshme e...