POSTIMET E FUNDIT

Dardania – e bashkuar edhe larg skenës

VIZIT TE KOPSHTI YNË!

Kur miqësia takohet me natyrën dhe kulturën…

Winterthur, 02 korrik 2026 – Sonte pata kënaqësinë të mirëpres në kopsht një pjesë të valltarëve të grupit të të rriturve të SH.K.A. “Dardania”, në një vizitë spontane, por tepër të veçantë. Ishte prova jonë e fundit para pushimeve verore dhe një rast i bukur për të kaluar disa orë së bashku larg sallës së provave.

Me kënaqësi ua prezantova punët që jemi duke i bërë në kopsht gjatë muajve të fundit, duke filluar nga mbjelljet e deri te krijimi i këndit me burimin dhe pellgun dekorativ. Ishte kënaqësi të shihja interesimin dhe vlerësimin e tyre për këtë punë të bërë me shumë dashuri.

Bisedat e ngrohta, çaji i nxeht ne kët mbremje të vonë, trangujt e freskët dhe bio nga kopshti, të qeshurat dhe kujtimet e përbashkëta krijuan një atmosferë familjare, që na kujtoi se bukuria e shoqërisë sonë nuk ndërtohet vetëm në skenë, por edhe në këto çaste të thjeshta njerëzore.

Gjatë mbrëmjes ndamë edhe mendime e plane për sezonin e ri kulturor. Shpresojmë që pas pushimeve verore të takohemi përsëri me energji të reja, për të vazhduar provat dhe aktivitetet tona, e pse jo, edhe për të përuruar së bashku sallën tonë të ushtrimeve pas pushimeve verore.

Nga zemra, faleminderit të gjithëve për vizitën, respektin dhe shoqërinë. Momente të tilla e bëjnë familjen tonë artistike edhe më të fortë.

Le të na shoqërojnë gjatë verës natyra, miqësia dhe dashuria për kulturën. E pas pushimeve, do të na bashkojnë sërish kopshti dhe Dardania.

Ju uroj të gjithëve pushime të mbara, shëndet dhe shumë çaste të bukura me familjet tuaja!

Me respekt,

Shefqet Cakolli

Kryetar i SH.K.A. “Dardania” – Winterthur

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB