BallinaDiaspora“Bukë, Kripë dhe Zemër” – Shoqata Studenti Vazhdon Traditën e Sofrës Shqiptare

“Bukë, Kripë dhe Zemër” – Shoqata Studenti Vazhdon Traditën e Sofrës Shqiptare

-

Edhe këtë vit, Shoqata Studenti vazhdon një nga traditat më të dashura të komunitetit studentor shqiptar në Zvicër: organizimin e “Sofrës”, një mbrëmje që bashkon studentë e të rinj shqiptarë rreth atmosferës familjare, ushqimit tradicional dhe muzikës.

Ngjarja do të mbahet më 16 maj, duke filluar nga ora 16:00, në GZ Grünau. Organizatorët premtojnë një mbrëmje të ngrohtë dhe plot gjallëri, ku nuk do të mungojnë ushqimet e shijshme të përgatitura nga vetë pjesëmarrësit, muzika festive dhe karaokeja.

Motoja “bukë, kripë dhe zemër” pasqyron frymën e kësaj mbrëmjeje, e cila synon të forcojë lidhjet mes studentëve shqiptarë dhe të krijojë një ambient mikpritës e bashkues larg vendlindjes. Përmes kësaj tradite, Shoqata Studenti vazhdon të kultivojë vlerat e solidaritetit dhe kulturës shqiptare në diasporë.

Pjesëmarrësit do të kenë gjithashtu mundësinë të blejnë bileta për Alba Festival me zbritje studentore. Sipas organizatorëve, çdo student që blen një biletë bëhet automatikisht anëtar i shoqatës.

Lidhja për regjistrimin e ushqimeve që do të sillen dhe lista e ndihmësve janë publikuar në bio të organizatorëve.

Kur: 16.05. nga ora 16:00

Ku: GZ Grünau, Grünauring 18, 8064 Zürich

Ju presim me kënaqësi!

Me përshëndetje të përzemërta. Shoqata Studenti fton të gjithë studentët dhe të interesuarit të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje tradicionale, duke premtuar atmosferë të ngrohtë, argëtim dhe shumë kujtime të bukura, transmeton Shoqata Studenti në Zürich, përcjell helveticALForum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lausanne bashkon bizneset kosovare dhe zvicerane për partneritete të reja ekonomike

0
Forumi B2B synon të krijojë partneritete të reja ndërmjet bizneseve kosovare dhe zvicerane, duke hapur mundësi për eksport, furnizim dhe bashkëpunim industrial në tregun...