POSTIMET E FUNDIT

Real Madrid, Mbappe do të mungojë në “El Clasico”

Kylian Mbappé është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për “El Clasicon” e sonte kundër Barcelonës (ora 21:00), një ndeshje që mund t’u sigurojë katalanasve titullin e La Ligës.

I rikthyer nga një dëmtim në kofshë, sulmuesi francez kishte rifilluar stërvitjen vetëm këtë javë, por ai mungoi në stërvitje me ekipin dje dhe do të mbetet në Madrid pas testit të tij të fundit këtë mëngjes.

Ceballos dhe Federico Valverde mungojnë gjithashtu, por Aurelien Tchouameni, i gjobitur me 500,000 euro nga klubi për një përleshje të dhunshme me uruguaianin, është në listën e skuadrës, siç është njoftuar më parë. Thibaut Courtois pritet të fillojë në portë, transmrton rtsh.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB