Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore ndaj kundërshtares nga Serbia me prejardhje ruse Kristina Kuluhova, duke e detyruar atë të dorëzohet në rundin e dytë.
Sadiku, fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare në kategorinë deri në 60 kilogramë, e nisi me ritëm të lartë përballjen.
Rundi i parë ishte jashtëzakonisht i luftuar, por Donjeta Sadiku tregoi formën e saj të mirë dhe realizoi disa goditje të forta ndaj kundërshtares, e cila përfaqësonte Serbinë.
Në rundin e dytë, presioni i Sadikut u rrit dhe kundërshtarja u detyrua ta ndërpresë përballjen./K.Goca/BS










