Në Vlorë u zhvillua për herë të parë një ekspozitë filatelike kushtuar Nënë Terezës, me pulla postare nga 118 vende të botës.
Ekspozita, me titullin “Nënë Tereza, Shenjtorja që Preku Botën”, u organizua nga filatelisti Gjon Marku dhe u mbështet nga Bashkia e Vlorës.Koleksioni tërhoqi qytetarë dhe turistë, ndërsa figura e Nënë Terezës u vlerësua si një simbol shqiptar me jehonë ndërkombëtare. Në aktivitet ishte e pranishme edhe Kisha Katolike, e cila e cilësoi veprën e saj si shenjë të dashurisë dhe përkushtimit, transmeton euronewsal.










