Leo Messi mund të rikthehet sërish te Barcelona, por këtë herë jo si lojtar i klubit. Sulmuesit argjentinas i është premtuar një ceremoni nderuese, e cila pritet të bëhet “zyrtare” deri në momentin kur stadiumi i ri të jetë i kompletuar. Kështu është shprehur numri “një” i katalanasve, Joan Laporta, që shprehu optimizëm se kjo iniciativë do të realizohet për t’i bërë një pritje të veçantë Messit, ashtu siç ai e meriton, për gjithçka dha për këtë klub.
“E kemi informuar Messin se do të kishim dëshirë të mbanim një ceremoni për të pasi stadiumi të kompletohet, me një pjesëmarrje spektaktorësh që kap 105 mijë në tribuna”, është shprehur Laporta.
Kujtojmë se Leo Messi kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij pikërisht duke veshur fanellën e Barcelonës. 778 paraqitje, 672 gola, 303 asiste dhe me dhjetëra trofe të fituar, mes të cilave 10 tituj të LaLiga-s, 7 Kupa dhe Superkupa të Spanjës, 4 Champions League dhe 3 Superkupa të Europës.
Pas Barcelonës, ai kaloi te PSG si futbollist i lirë, ndërsa tani aktivizohet me Inter Miamin në kampionatin amerikan. Në nivel kombëtar, Messi njoftoi tërheqjen përfundimtare pas përfundimit të Kupës së Botës 2026, transmeton opentv.









