BallinaDiasporaAmbasadori Valdet Sadiku takon Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Zoran Stevanović

Ambasadori Valdet Sadiku takon Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Zoran Stevanović

-

Lubjanë – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, z. Valdet Sadiku, siç mëson helveticALforum.ch u takua sot me Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Republikës së Sllovenisë, z. Zoran Stevanović, të cilin e uroi për marrjen e detyrës së re. Në fokus të takimit ishte thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit parlamentar dhe rritjen e kontakteve ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve. Gjatë takimit, ambasadori Sadiku theksoi rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Ai vlerësoi veçanërisht rolin e komunitetit kosovar në Slloveni, duke e cilësuar atë si një urë të rëndësishme lidhëse mes dy vendeve dhe një faktor të rëndësishëm në forcimin e raporteve miqësore Kosovë–Slloveni. Një nga çështjet me rëndësi të veçantë gjatë takimit ishte edhe mbështetja e Sllovenisë për perspektivën evropiane të Kosovës. Ambasadori Sadiku shprehu mirënjohjen për rikonfirmimin e mbështetjes sllovene ndaj rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Takimi u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për forcimin e dialogut politik dhe institucional ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë, si dhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në nivel parlamentar dhe ndërinstitucional. Kosova dhe Sllovenia kanë ndërtuar ndër vite marrëdhënie të mira dhe miqësore, ndërsa forcimi i kontakteve ndërmjet institucioneve përbën një element të rëndësishëm në thellimin e partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, njofton Ambasada e Kosovës në Slloveni, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FIFA publikon raportin, ja sa kanë përfituar klubet shqiptare

0
Tashmë merkatoja e transferimeve është mbyllur dhe është koha për të bërë llogaritë se sa janë shpenzuar dhe se sa janë arkëtuar nga klubet...

PSG thyen rekordin e klubit