BallinaDiasporaAmbasadori Latifi në ETH Zürich: Diskutim i hapur për Kosovën, Ballkanin dhe...

Ambasadori Latifi në ETH Zürich: Diskutim i hapur për Kosovën, Ballkanin dhe sfidat e sigurisë

-

Zürich, 03 shtator, 2026 – Ambasadori i Republikës së Kosovës, Mentor Latifi, siç mëson helveticALforum.ch, mori pjesë në një tryezë diskutimi të organizuar nga Center for Security Studies (CSS) në ETH Zürich, ku u diskutua mbi zhvillimet më të fundit gjeopolitike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, si dhe mbi politikën e jashtme dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës. Në kuadër të këtij aktiviteti, ambasadori Latifi mbajti një ligjëratë të fokusuar në dinamikat aktuale politike dhe të sigurisë në rajon, duke trajtuar sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor në një kontekst të ndryshimeve të vazhdueshme gjeopolitike. Diskutimi u moderua nga Lucas Renaud, hulumtues i lartë në Center for Security Studies të ETH Zürich. Në fokus të ligjëratës ishte edhe orientimi i politikës së jashtme të Kosovës, prioritetet e saj në fushën e sigurisë dhe roli që vendi synon të luajë në arkitekturën e sigurisë rajonale dhe evropiane.

Pas ligjëratës, aktiviteti vijoi me një sesion interaktiv pyetjesh dhe përgjigjesh, në të cilin morën pjesë studentë dhe bashkëpunëtorë të CSS-së. Diskutimi krijoi hapësirë për një shkëmbim të drejtpërdrejtë të pikëpamjeve mbi zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, si dhe mbi sfidat dhe perspektivat e politikës së jashtme dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës. Pjesëmarrja në këtë forum akademik dhe profesional në ETH Zürich përbën një mundësi të rëndësishme për prezantimin e qëndrimeve të Kosovës mbi çështjet aktuale të sigurisë dhe gjeopolitikës, si dhe për forcimin e dialogut me komunitetin akademik dhe hulumtues në Zvicër, njofton Ambasada e Kosovës në Zvicër, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Etika e karakterit në shoqërinë e imazhit

0
Nga Dashnim Hebibi Jetojmë në një kohë të çuditshme: e vërteta shpesh nuk shpërblehet, drejtësia nuk duartrokitet gjithmonë dhe njeriu i ndershëm mund të bëhet...