POSTIMET E FUNDIT

Ambasadori Ermal Dredha zhvillon takim me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të UPU-së në Bernë

Bernë, 24 qershor 2026 – Në kuadër të marrëdhënieve shumë të mira të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Unionit Postar Universal (UPU), Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Konfederatën Zvicerane, z. Ermal Dredha, siç mëson helveticALForum.ch zhvilloi një takim kortezie me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të UPU-së, z. Marjan Osvald. Takimi u zhvillua në vazhdën e kontakteve të rregullta institucionale dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Postës Shqiptare dhe Unionit Postar Universal, duke konfirmuar angazhimin e ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në sektorin postar. Gjatë bisedës, palët vlerësuan veçanërisht vizitën zyrtare të Administratorit të Postës Shqiptare, z. Etjen Xhafaj, në selinë e UPU-së në Bernë, të zhvilluar në shkurt të vitit 2026. Në atë takim u diskutuan perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha strategjike, si transformimi digjital, modernizimi i shërbimeve postare, zhvillimi i tregtisë elektronike dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.

Ambasadori Dredha dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm Osvald shkëmbyen gjithashtu mendime mbi zhvillimet më të fundit në sektorin postar ndërkombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e përshtatjes së shërbimeve postare me sfidat dhe kërkesat e epokës digjitale. Në përfundim të takimit, të dy bashkëbiseduesit riafirmuan gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, me synimin për të kontribuar në rritjen e cilësisë dhe efikasitetit të shërbimeve postare, si dhe në forcimin e rolit të Shqipërisë në nismat dhe projektet e Unionit Postar Universal, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bernë, përcjell helveticALForum.ch.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB