BallinaDiasporaAmbasada e Kosovës në Slloveni nderon viktimat e Holokaustit

Ambasada e Kosovës në Slloveni nderon viktimat e Holokaustit

-

Siç mëson helveticALforum.ch, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, z. Valdet Sadiku, së bashku me këshilltarin Hamdi Reqica, kanë pastruar pllakat përkujtimore “Stolpersteine”, në shenjë nderimi për viktimat e Holokaustit dhe për të mbajtur gjallë kujtesën historike.

Ky gjest simbolik përfaqëson një akt të thellë respekti, reflektimi dhe solidariteti me të gjitha viktimat e një prej tragjedive më të mëdha të njerëzimit. Ai shërben gjithashtu si një kujtesë e fuqishme për përgjegjësinë e përbashkët që historia të mos përsëritet kurrë.

Ambasadori Valdet Sadiku gëzon autoritet dhe respekt të madh në institucionet sllovene, si dhe në mesin e mërgatës sonë, duke përfaqësuar denjësisht Republikën e Kosovës dhe vlerat e saj demokratike. Përmes veprimeve të tilla, Ambasada e Kosovës në Slloveni dëshmon përkushtimin e saj ndaj kulturës së kujtesës, dialogut ndërkulturor dhe promovimit të paqes dhe tolerancës.

Ky aktivitet nënvizon rolin aktiv të diplomacisë kosovare në ruajtjen e vlerave universale dhe në ndërtimin e urave të mirëkuptimit mes popujve transmeton helveticALforum.ch

helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Berisha thirrje për protestë kombëtare: Të shtunën në orën 12:00, në...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare...