BallinaAtdheuBerisha thirrje për protestë kombëtare: Të shtunën në orën 12:00, në mbështetje...

Berisha thirrje për protestë kombëtare: Të shtunën në orën 12:00, në mbështetje të studentëve

-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje demokratëve, mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve nga mbarë vendi që t’i bashkohen protestës kombëtare të së shtunës, e cila do të zhvillohet në orën 12:00, në mbështetje të protestës studentore në Tiranë. Gjatë një konference për mediat këtë të premte, Berisha vlerësoi qëndresën e studentëve dhe të rinjve që prej disa ditësh protestojnë në rrugët e kryeqytetit, duke e cilësuar lëvizjen e tyre si një shprehje të guximit qytetar dhe të revoltës ndaj qeverisë. Sipas kreut të demokratëve, protesta studentore ka fituar një mbështetje të gjerë publike, ndërsa zhvillimet dhe përplasjet me policinë kanë tërhequr edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare.

“Studentët në revoltën e tyre shumëditore kanë dëshmuar guximin e paparë ndonjëherë të qytetarëve në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Studentët në revoltën e tyre kanë gjunjëzuar narkoshtetin jo një, por disa herë”, deklaroi Berisha.

Gjatë fjalës së tij, lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të delegjitimojë lëvizjen studentore dhe të njollosë protestuesit. Ai ngriti gjithashtu akuza ndaj Policisë së Shtetit për mënyrën e ndërhyrjes gjatë tubimeve, duke pretenduar se ndaj të rinjve është ushtruar dhunë e pajustifikuar.

Berisha foli edhe për përdorimin e armëve dhe mjeteve të forcës gjatë protestave, duke pretenduar se ndërhyrjet policore kanë qenë në kundërshtim me legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Një tjetër çështje e ngritur nga kreu i PD-së ishte akuza e kryeministrit Rama për përfshirjen e organizatës ANTIFA në protestat e zhvilluara në Tiranë. Berisha u shpreh se këto pretendime nuk kanë bindur opinionin ndërkombëtar. Në përfundim të konferencës, kreu i Partisë Demokratike përsëriti thirrjen për mobilizim masiv, duke kërkuar pjesëmarrjen e demokratëve, mbështetësve të opozitës dhe qytetarëve në protestën e së shtunës. Protesta, e planifikuar të nisë në orën 12:00, synon të shërbejë si një tubim kombëtar në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre, ndërsa pritet të shoqërohet me pjesëmarrjen e strukturave dhe mbështetësve të Partisë Demokratike, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Lotaria Amerikane: Gabimet që mund t’ju skualifikojnë nga ëndrra për të...

0
Fotografia e papërshtatshme, të dhënat e pasakta, aplikimet e shumëfishta dhe mashtrimet nga ndërmjetësit janë ndër rreziqet kryesore për aplikantët. Autoritetet amerikane këshillojnë kujdes...